5.1 C
Mitrovice
E hënë, 18 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Haxhiu: Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedon, që arreston ish-luftëtarët e UÇK-së

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, po zhvillojnë mbledhje të përbashkët ndërqeveritare.

E lidhur me këtë ka reaguar deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës(PDK) Bekim Haxhiu. Haxhiu ka thënë se kryeministri Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedon, që në vazhdimësi i përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut.

Ndërsa thotë se e përçmon kryeministrin e Shqipërisë duke anashkaluar mbajtjen e mbledhjes tradicionale mes dy qeverive shqiptare.

“Kryeministri Kurti ia shtron tepihun e kuq kryeministrit maqedon që në vazhdimësi i përndjekë dhe arreston ish-luftëtarët e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut. Në anën tjetër e përçmon kryeministrin e Shqipërisë duke anashkaluar mbajtjen e mbledhjes tradicionale mes dy qeverive shqiptare. Marri, hipokrizi, tradhëti!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT