10.2 C
Mitrovice
E hënë, 18 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Rrahje brutale në veri: Pesë persona e grushtojnë dhe e godasin me shishe një 22-vjeçar në një lokal

Përleshjet në të cilat përfshihen qytetarët në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe kjo po konsiderohet edhe si cenim i sigurisë publike. Të tilla incidente ndodhin jo rrallëherë edhe në kafeteri, siç ndodhi gjatë ditës së djeshme në veri.

Siç ka mësuar Sinjali, rrahja ka ndodhur në lokalin ‘Atlantida’ në Leposaviq, ku një 22-vjeçar është sulmuar brutalisht nga disa persona, për motive akoma të panjohura.

Bazuar në informacionet e para, viktima është grushtuar e goditur me shishe brenda lokalit nga pesë persona dhe për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Policia ka intervenuar në vendin e ngjarjes, ndërsa i riu është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.

Njësia policore ka arritur t’i arrestojë dy nga pesë të dyshuarit, të cilët janë shoqëruar në stacion policor për intervistim – ndërsa tre të tjerë janë identifikuar dhe po kërkohen.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT