3.1 C
Mitrovice
E hënë, 18 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Eroll Salihu: Kosova e humb ndeshjen në tavolinë ndaj Rumanisë

Kryetari i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Kosovë (TAS), Eroll Salihu është i bindur që Kombëtarja e Kosovës do të humb 3:0 në tavolinë ndaj Rumanisë.

Sipas Salihut, në Bukuresht nuk kishte thirrje raciste dhe Kosova do t’i humb tri pikë pasi gjyqtari edhe e përfundoi ndeshjen, shkruan Indeksonline

“Në Rumani nuk kishte thirrje raciste, ato nuk kualifikohen si thirrje raciste, ne jemi racë e pastër ariane, nuk duhet të na interesojnë ato thirrje ‘Serbi, Serbi’. Kosova fatkeqësisht e humbë ndeshjen në tavolinë, shkaku që referi e mbylli ndeshjen pa ta në fushë”, tha Eroll Salihu në emisionin “Favorit” në T7.

Kujtojmë që ende është duke u pritur një vendim nga shtëpia e madhe e futbollit në Europë, UEFA për atë që ndodhi në Bukuresht ditë më parë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT