3.1 C
Mitrovice
E diel, 17 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

30 vjetori i themelimit të UÇK-së – Memli Krasniqi shkon në Hagë, viziton Thaçin dhe Veselin

Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka shkuar në Hagë, në ditën kur janë bërë 30 vjet nga themelimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai atje ka vizituar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin të cilët janë duke u gjykuar për krime lufte.

“Sot, në ditën kur shënojmë 30 vjetorin e themelimit zyrtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – lëvizjes më të suksesshme popullore për lirinë dhe pavarësinë tonë — fati e deshi që të jem në Hagë, duke vizituar dy nga simbolet më të ndritura të luftës sonë për çlirim e pavarësi, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin”, ka shkruar Krasniqi.

“Këta udhëheqës, krahas patriotëve të panumërt, sakrifikuan gjithçka që Kosova të merrte frymë lirie. Me të njëjtin zjarr në shpirt, ata sot qëndrojnë të palëkundur duke mbajtur peshën e historisë dhe shpresat e shtetit tonë. Duke mbrojtur luftën e popullit tonë për liri”.

Shkrimi i plotë:

Hagë: Një takim me heronjtë tanë

Sot, në ditën kur shënojmë 30 vjetorin e themelimit zyrtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – lëvizjes më të suksesshme popullore për lirinë dhe pavarësinë tonë — fati e deshi që të jem në Hagë, duke vizituar dy nga simbolet më të ndritura të luftës sonë për çlirim e pavarësi, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Këta udhëheqës, krahas patriotëve të panumërt, sakrifikuan gjithçka që Kosova të merrte frymë lirie. Me të njëjtin zjarr në shpirt, ata sot qëndrojnë të palëkundur duke mbajtur peshën e historisë dhe shpresat e shtetit tonë. Duke mbrojtur luftën e popullit tonë për liri.

Forca dhe dinjiteti i tyre përballë vështirësive janë dëshmi e vlerave për të cilat kemi luftuar si popull dhe qëndrueshmëria e tyre në Hagë na frymëzon të gjithëve që të vazhdojmë përpara misionin e tyre: të ndërtojmë një Kosovë më të fortë, më të zhvilluar dhe më të mirë.

Në këtë ditë të veçantë, kur kujtojmë UÇK-në dhe të gjithë ata që bënë sakrificat më të mëdha për lirinë tonë, qëndrojmë pranë Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe çdo patrioti që barti flakën e luftës çlirimtare.

Tashmë, çdo ditë e më tepër, jemi të sigurt se: Dielli do të lind përsëri!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT