Superkupa “Kosovë – Mërgatë” ka zgjuar interesim të madh te bashkatdhetarët në Dusseldorf.
Para ndeshjes ndërmjet FC Kosovës dhe FC Ballkanit, është organizuar një program kulturo-artistik, ku para rreth 2 mijë të pranishmëve u interpetuan poezi, këngë e valle me motive kombëtare, raporton Klankosova.tv.
Klubi i Kosovës së Dusseldorfit mbështetet nga patriotët shqiptarë në Gjermani, të cilët e konsiderojnë si pjesë të pandashme të tyre.
Kjo përballje mes kësaj skuadre ndaj kampionëve të Kosovës, pritet të nis në orën 14:30.