Ndeshja Rumani – Kosovë, të premten mbrëma u shoqërua me shumë skandale.
FFK-ja ka publikuar një fotografi ku shihen tifozët rumunë duke përdhosur flamurin e Kosovës, pasi ia kanë vënë flakën, shkruan IndeksOnline.
Ky nuk ishte skandali i vetëm, pasi brenda stadiumit, tifozët rumunë kënduan kore raciste ”Kosova është Serbi” dhe ”Serbia Serbia”, e kjo bëri që futbollistët kosovar të braktisin fushën dhe të mos vazhdonin ndeshjen.
Pas ndeshjes, po ashtu një zyrtarë rumunë kërcënoi dhe sulmoi futbollistin Edon Yhegrova, e kjo u konfirmua edhe nga FFK-ja.
Ndeshja Rumani – Kosovë u ndërpre derisa tashmë do të pritet vendimi final nga UEFA./IndeksOnline/