3.2 C
Mitrovice
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po transportonte shtatë pasagjerë serbë

Policia e Kosovës ka ndaluar në pikën kufitare në Bërnjak një furgon me targa serbe, që po drejtohej nga një shtetas i Serbisë, me të cilin po i transportonte shtatë pasagjerë të tjerë – që të gjithë shtetas serbë.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, në raportin 24 orësh, të shtunën.

“Njësiti policor ka ndaluar një automjet furgon me targa serbe të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë dhe me atë automjet ai po i transportonte shtatë pasagjerë të tjerë të gjithë shtetas te Serbisë”, thuhet në raport.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit është gjetur një thikë dhe një këllëf të pa deklaruar.

Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT