Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë mbi 50% në zgjedhjet e shkurtit.
I pyetur se a do të bëjnë koalicion me ndonjë parti politike, Bajqinovci ka thënë se VV-ja nuk do të ketë nevojë, ngaqë sipas tij, ata synojnë të qeverisin vetë.
“Ne nuk kemi nevojë të futemi në koalicion me askënd sepse ne do ta kalojmë 50% si formacion politik Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë Bajqinovci në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun.
Për më tepër, Bajqinovci ka theksuar se janë mobilizuar dhe po përgatiten për zgjedhjet e shkurtit.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë mbahen më 9 shkurt.