-4.4 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Kthimi i Vjosa Osmanit në LDK, Statovci: Ajo duhet të vazhdojë tutje si presidente për t’i bërë nder vendit

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova foli në lidhje me Vjosa Osmanin idenë e kthimit të saj në LDK.

Ajo u shpreh se mendon që Osmani duhet të vazhdojë tutje si presidente, siç u shpreh ajo, për t’i bërë nder vendit.

“Unë nuk kisha dashur të hyjë në hipoteza të tilla, unë besoj që ne jemi jashtëzakonisht të lumtur e krenar, besa unë edhe që kam derivuar le të themi fillimisht nga kabineti i saj, e pastaj pjesë e një përbërje politike e cila është ideuar dhe shtyrë nga Vjosa Osmani dhe që Kosovës ia kemi dhënë një presidente me votën më të madhe qytetare dhe me mbështetjen më të madhe nga ana e institucionit për ta kryesuar dhe për të marr presidencës dhe për të udhëhequr me vendin”.

“Unë mendoj që Vjosa duhet të vazhdojë tutje si presidente, për t’i bërë nder vendit, republikës edhe besimit qytetarë, duke qenë një nga personat që gëzon besueshmërinë dhe pëlqyeshmërinë më të madhe qytetare dhe unë me vullnetin dhe kënaqësinë më të madhe, do të doja ta shihja Vjosa Osmanin presidente përsëri, në çfarëdo aspekti dhe në çfarëdo forme të mbështetjes”, u shpreh tutje Statovci.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT