3.1 C
Mitrovice
E enjte, 14 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Veterani i luftës pritet të emërohet Këshilltar i Trump për Sigurinë Kombëtare

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump se kongresmeni republikan i Floridës, Mike Waltz, do të jetë këshilltari për sigurinë kombëtare.

Waltz, një mbështetës i hershëm i Trump-it dhe veteran i luftës në Afganistan, u rizgjodh në Kongres javën e kaluar, por do të duhet të lërë postin për të shërbyer në Shtëpinë e Bardhë.

Në këtë rol, Waltz do të jetë këshilltar i lartë për çështjet e sigurisë dhe politikës së jashtme, një pozicion i rëndësishëm që nuk kërkon konfirmim nga Senati.

Si veteran i dekoruar i Forcave Speciale dhe ish-zyrtar në Pentagon gjatë administratës së George W. Bush, ai ka shërbyer në misione në Afganistan, Lindjen e Mesme dhe Afrikë, përvoja të cilat i ka përmbledhur në librin e tij “Warrior Diplomat”.

Trump në rrjetin e tij social “Truth Social”, ka konfirmuar vendimin.

“…Mike do të jetë një kampion i jashtëzakonshëm në kërkimin tonë të paqes përmes forcës”, ka thënë Trump në platformën e tij.

I zgjedhur për herë të parë në Kongres në vitin 2018, Waltz ka përfaqësuar me zë të lartë pikëpamjet e Partisë Republikane mbi sigurinë kombëtare, duke kërkuar që aleatët e NATO-s të shtojnë shpenzimet mbrojtëse dhe që SHBA-ja të përgatitet më mirë për tensionet në Paqësor. Ai gjithashtu ka mbështetur vazhdimin e ndihmës për Ukrainën, por ka sugjeruar një rishikim të fondeve.

Waltz do të jetë i pesti që mban këtë rol nën Trump, pas Michael Flynn, HR McMaster, John Bolton dhe Robert O’Brien./BBC/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT