8.5 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Hoti i ashpër me qeverinë e Kurtit : Rrugët kanë mbetur në gjysmë nëpër gjithë Kosovën

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar qeverinë e Albin Kurtit për mungesën e investimeve kapitale teksa ka publikuar një historik të këtyre investimeve në qeveritë e mëparshme.

Ai ka thënë se rrugët rajonale, të nisura nga qeveritë paraprake, kanë mbetur në gjysmë nëpër gjithë Kosovën.

“Ekonomisë së Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për shkak të mosrealizimit të investimeve kapitale të planifikuara. Rrugët rajonale, të nisura në qeveritë paraprake, kanë mbetur në gjysmë në gjithë Kosovë. Projektet e reja të premtuara as që kanë nisur, si Aeroporti i Gjakovës, rruga për Tetovë, rruga për Plavë, hekurudha për Durrës etj”, ka shkruar Hoti.

Realizimi i investimeve kapitale të kësaj qeverie është përgjysmë më i ulët se në qeveritë paraprake. Ja historiku i realizimit të investimeve kapitale në disa qeveri: Qeveria Mustafa (2015-2017) 19%, Qeveria Haradinaj (2018-2019) 18%, Pandemia covid-19 (2020) 9.7%, Qeveria Kurti (2021-2024) 10%”, ka shtuar deputeti i LDK-së.

Ai ka thënë se realizimi për 2024 është për 9 muaj, por që nuk e ndryshon analizën në thelb edhe nëse rritet realizimi gjatë muajve të mbetur.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT