3.8 C
Mitrovice
E enjte, 14 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

‘Tre Grenella le të vijnë’ – Kraki i fortë: Kosova mos t’lëviz as nji nanometër nga pozicioni për Dialogun

Analisti Nezir Kraki ka thënë që Bashkimi Evropian është i njëanshëm. Sa i përket administratës së re amerikane në ardhje Kraki është i mendimit se s’paraqet ndonjë kërcënim siç flitet.

Analisti me opinione të ngjashme me të qeverisë s’habiti kur doli në një linjë me ta pikërisht rreth qasjes së BE’së ndaj Kosovës në Dialogun për normalizim me Serbinë.

“Absolutisht BE-ja është e njëanshme sepse dialogu me Serbinë ekziston për shkak të situatës në veri, një veriu tërësisht të sërbizuar. Gjendja në veri e ka diktuar nevojën për dialog, jo gjendja në Graçanicë apo në Shtërpcë,” ka thënë Kraki në Klan Kosova.

Ai u pyet edhe për temën e shumëpërfolur tani në Kosovë dhe botë pas zgjedhjeve në SHBA ku fitoi bindshëm Donald Trump dhe çfarë ndikimi do të ketë. Kraki u shpreh i bindur se s’do të ketë.

“Kosova nuk duhet me lëvizë për absolutisht, jo një milimetër, por asnjë nanometër nga pozicioni që e ka sot, në raport me Serbinë dhe me Dialogun”, tha Kraki dhe komentoi edhe pretendimet se caktimi i Richard Grenell si Sekretar Shteti Amerikan është ogurzi për qeverinë e tanishme./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT