1.1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Sot do të mbushte 53 vjet, Hoxhë Osmani për vëllain që i vdiq: Më thoshte ‘bac, se din qysh është me ik serbi prej teje’

Viktima e ngjarjes së rëndë në rrugën “Gucia” në Prishtinë, ish-ushtari i UÇK-së, dhe njëherit zyrtari civil në Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, Liman Musliu, i cili dyshohet se ra nga kati i 11-të teksa po punonte në ndërtimtari, është vëllai i hoxhës Osman Musliu.

Musliu sot me një reagim të fundit, tregoi se Limani, pikërisht sot kur për pak dhe do t’i jepet lamtumira e fundit, do t’i mbushte plot 53 vjet jetë.

Hoxha për vëllain e tij, tha se ai do të mbetët shembull e mbështetës i palodhshëm i familjes, teksa shtoi se Limani ishte djalë i përkushtuar ndaj prindërve të tij dhe një prind i mrekullueshëm.

“Prandaj sot i uroj ditëlindjën me kënaqësinë dhe krenarinë më të madhe! Inshallah presim shumë tjera bashkë”, shkroi Musliu.

Me rastin e ditëlindjes së të ndjerit, hoxhë Osmani tregoi edhe njërën prej bisedave më të gjatë luftës në kohën kur Limani veçse ishte bërë pjesë e Tigrave të Zi, Brigadës 111 Adem Jashari.

“Nga shumë civilë e ushtarë ndëgjoja me kënaqësi, e gjithashtu të përzier me krenari, se vllau im Limani në çdo betejë e sulm ndaj forcave ushtarake serbe ishte luftëtar i dalluar e sypatrembur. Dikush nga civilët me tregonte se si ia ka shpëtuar jetën, dikush tjetër nga shokët rrëfente sesi Limani luftonte me plot trimëri dhe se shpesh i shihnin disa nga 16 automjetët e shkatërruara nga dora e tij! Këto ngjarje e rrëfime të tyre nuk përfundonin këtu! Disa nga luftëtarët më thoshin se do bëja mirë nëse do flisja me të, ngase nga vullneti e trimëria shpeshherë nuk ruhej duke rrezikuar vetën përballë forcave serbe. Madje, njëherë kishte ndodhur që në një afërsi shumë të madhe prej disa metrave, Limanit iu kishte bllokuar arma duke mbetur sy me sy me ushtarin serb, dhe kishte arritur të shpëtonte i gjallë vetëm pasi ushtari serb pa qëndrueshmërinë e tij dhe nga paniku kishte tentuar të ikte, normalisht pa sukses.

Ndërsa unë, si më i vjetër e kinse më i informuar për fuqinë e ushtrisë jugosllave, e kisha filluar bisedën në mënyrë qortuese, duke e këshilluar që të ruhej më shumë e duke i treguar se sa të rrezikshëm mund të ishin armatimi dhe ushtarët serb. Ndërsa përgjigjja e tij ishte e shkurtë, domëthënëse e plot urtësi: “Bac, ti nuk e din qysh asht me ik shkau prej teje”! Një djalë e luftëtar i ri drenice kishte arritur ta përmblidhte të gjithë historinë moderne të popullit shqiptar në një fjali të vetme. Unë isha mësuar të marrë pjesë në protesta e demonstrata, në organizime e rezistenca ndaj pushtimit jugosllav por të gjitha këto kishin një të përbashkët: serbët na vërsuleshin e ne rezistonim. Ndërsa tashmë kishte ardhur koha kur pushtuesin i kishte kapluar paniku, sikur atë ushtarin serb, e nga paniku po ikte! Ishte Limani e shumë limana tjerë, djem të rinjë e luftëtar të ndershëm ata që e ndryshuan kahjen e historisë së popullit tonë, nga robëria drejtë lirisë, nga ikja në ndjekje; në ndjekje të idealëve”, thuhet në shkrimin e tij.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT