3.1 C
Mitrovice
E enjte, 14 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Vullnet Sefaja: Synimi kryesor i Trepçës këtë edicion është mbrojtja e titullit kampion

KB Trepça në edicionin e kaluar dominoi në basketbollin kosovar duke i fituar katër nga katër trofetë e mundshëm.

Klubi mitrovicas riktheu titullin kampion në Mitrovicë, trofe ky që i mungonte këtij qyteti që nga viti 2012.

Presidenti i KB Trepçës, Vullnet Sefaja, në një intervistë për Kanal10, tha se objektivi kryesor i ekipit që ai e udhëheqë është pikërisht mbrojtja e titullit kampion.

“Edhe në media edhe çdokund ku flas kam dëshirë të jem i sinqertë. Trepça këtë edicion synon mbrojtjen e titullit kampion. Në momentin kur ne nuk e planifikojmë të dalim kampion, unë do të jem i pari që do të dal ta them një gjë të tillë. Synimi ynë është titulli kampion, por ta shohim se çfarë do të ndodhë rrugë. Para dy viteve ne e kishim buxhetin më të madh, por në fund Peja doli kampion. Vitin e kaluar, Peja e kishte buxhetin më të madh por ne dolëm kampion. Kundërshtarë më të fortë për titull i shohim Prishtinën, Pejën, Yllin dhe Bashkimin”, tha Vullnet Sefaja në emisionin Kampionët Plus në Kanal10.

Trepça është lider në Superligën e Kosovës këtë edicion, me shtatë fitore e dy humbje.

Ekipi mitrovicas po ashtu është i angazhuar në FIBA Europe Cup për edicionin e dytë me radhë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT