-0.7 C
Mitrovice
E enjte, 21 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Goditi me shuplakë 8-vjeçaren, trajneri kosovar suspendohet për gjashtë muaj nga Federata Evropiane

Trajneri kosovar i taekwondos, Valmir Fetiu, është suspenduar për gjashtë muaj nga federata evropiane e këtij sporti.

Kjo federatë mori këtë vendim pasi ai trajtoi dhunshëm një vajzë tetëvjeçare, e cila ka pësuar humbje.

Më vonë, ai bëri të ditur se ajo ishte vajza e tij.

Në Evropianin për fëmijë në Tiranë, Taekwondosja serbe, Nina Saviq, fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian për moshat 6 deri në 8 vjeç ku në finale mposhti Valina Fetiun nga Kosova.

Incidenti ishte incizuar dhe bëri bujë të dielën, çka bëri që të hënën federata evropiane njoftoi se trajneri është suspenduar për gjashtë muaj nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare e vendore.

Vendimin e mori bordi mbikëqyrës i garës me arsyetimin se trajneri ishte “fizikisht agresiv” me garuesen e tij në fund të luftës. Emri i trajnerit nuk është përmendur në vendimin e publikuar.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT