3.7 C
Mitrovice
E enjte, 14 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Hoti: LDK’ja do të dyfishohet dhe Kurti s’do të jetë më kryeministër

Ish kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, tregon se të gjitha arritjet që i ka Kosova e kanë vulën e LDK-së.

Ai thekson se Lidhja Demokratike e Kosovës do të dyfishohet në zgjedhjet elektorale, ku thotë se do të jenë një konkurent i fuqishëm si partia kryesore në vend ku shprehet i bindur që kryeministri Kurti nuk do të vazhdoj më tutje.

“Ne nuk jemi njerëz të ri, nuk jemi duke kërku besimin për herë të parë. Kemi histori si parti, dhe historik të mirë, të lavdishëm, pavarësisht ndonjë lëshimi aty-këtu. Në gjithë periudhën e pasluftës në shumicën e viteve ne kemi qenë në pushtet. Të gjitha arritjet që i ka Kosova e kanë vulën e LDK ose e kanë kontributin madhor të LDK-së në koalicone të ndryshme që kemi qenë.”

“Jam i bindur që ne më shumë se do të dyfishohemi, jam i bindur se jemi shumë konkurent i fuqishëm për të marrë besimin si partia kryesore në vend, jam i bindur që ky kryeministër nuk do të vazhdojë më tutje”, tha ai.

Ndër të tjera ai thotë se nuk ka hapësirë bashkëpunimi me Lëvizjen Vetvendosje.

“Nuk ka hapësirë për bashkëpunim me këtë mazhorancë që është tash. Une besoj që nëse e marrim besimin e qytetarëve ne duhet të ndërtojme koalicionin e nevojshëm që udhëheq me vendin, formulë tjetër s’ka, gjithmonë pa VV-në sepse nuk ka hapësirë të bashkëpunimit me ta. Nëse nuk e marrim besimin e qytetarëve duhet t’i nënshtrohemi atij besimi dhe rrimë në opozitë”, përfundoi ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT