7 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Bedri Hamza: Jam në garë për të fituar dhe besoj në fitore

Bedri Hamza, kandidat për kryeministër nga radhët e PDK-së, ka thënë se beson se ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës.

Sipas Hamzës, sondazhet nuk janë duke u treguar të sakta kohëve të fundit dhe sipas tij ai do të shpallet fitues në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Jam në garë për të fituar dhe besoj në fitore. Sondazhet ndonjëherë nuk po e thonë të vërtetën, e kishim rastin konkret tani në Amerikë”, ka thënë Hamza.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës është deklaruar edhe për koalicionet e mundshme, duke thënë se nuk vendos vija të kuqe me asnjë parti.

“Për shkak të koncepteve dhe bindjeve të mija preferoj më së tepërmi koalicionin me partitë aktuale që janë në opozitë. Asnjëherë në karrierën time politike nuk kam vendosur vija të kuqe pasi ato nuk kanë qenë të qëndrueshme”, tha ai në Presing, transmeton Paparaci.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT