Avokati i njohur Tomë Gashi, ka deklaruar se presidentii zgjedhur i ShBA-së Donald Trump, mund ta zhbëjë Gjykatën Speciale.
Por, sipas tij janë dy situata të cilat ai i shpjegoi.
“Në situatën e parë, Gjykatën Speciale fatkeqësisht e ka krijuar Kosova, fatkeqësisht deputetët. Situatën tjetër, meqenëse Hashim Thaçi dhe të tjerët kanë bërë aq shumë presion të formohet Gjykata Speciale, mos po i hidhëron Trumpi nëse e zhbën Gjykatën Speciale, sepse ata kanë thënë ne po e duam të vërtetën për atë gjë që kurrë nuk ka ndodhur për “Trafikim të organeve të qenieve njerëzore edhe kanë thënë që po e duam Gjykatën Speciale. U çmendën derisa e bënë Gjykatën Speciale”, tha Gashi në emisionin DPT te Fidani.