5.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Rukiqi: Me Lumirin kryeministër do ta kthejmë Kosovën në agjendën prioritare amerikane

Nën qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës e me Lumir Abdixhikun kryeministër, sipas anëtarit të kësaj partie, Berat Rukiqi, Kosova do të kthehet në agjendën prioritare amerikane.

‘’Ne do të arrijmë që ta kthejmë Kosovën në agjendën prioritare amerikane, e jo në agjendën e menaxhimit të krizave që i krijojmë ne këtu, po në agjendën e fuqizimit të lidhjeve me Shtetet e Bashkume të Amerikës në drejtim të thyerjes së izolimit ndërkombëtar të Kosovës’’, deklaroi Rukiqi në Dukagjini.

Rukiqi nuk beson se kjo qeveri, do të arrijë të punojë me ndonjë administratë.

‘’Vazhdimisht ju ka thënë jo të gjithëve, edhe në faza të tjera kur s’kanë qenë në Qeveri, gjithmonë kanë qenë të rreshtum edhe gabimisht, po thamë në këto periudha nuk kanë pasur besim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ka pasur edhe deklarime në të kalumen që nuk kanë një besim në projektin amerikan në Ballkan’’, shtoi ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT