Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar republikanin, Donals Trump, i cili është vetëm katër vota elektorale larg fitores në garën për Shtëpinë e Bardhë.
Hoti ka thënë se zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshmuan standardet demokratike amerikane, modelit të demokracisë në gjithë botën.
Deputeti i LDK-së ka falënderuar edhe administratën e Biden për mbështetjen për Kosovën dhe gjithë shqiptarët gjatë katër viteve të fundit.
Postimi i plotë:
Zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshmuan standardet demokratike amerikane, modelit të demokracisë në gjithë botën.
Urime të përzemërta Presidentit Trump dhe Zëvendëspresidentit JD Vance për fitoren e tyre. Mbarësi e suksese në lidershipin e tyre në Shtëpinë e Bardhë në katër vitet në vijim.
Falënderime Presidentit Biden dhe Zëvendëspresidentes Harris për mbështetjen për Kosovën dhe gjithë shqiptarët gjatë katër viteve të fundit.
Populli i Kosovës është përherë krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Miqësia e përhershme e popullit të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nga shtyllat kryesore të shtetësisë sonë. Duhet të thellojmë marrëdhëniet e veçanta midis dy vendeve. Vetëm në koordinim dhe mbështetje nga Shtëpinë e Bardhë, Kosova lëviz sigurt drejt integrimit euroatlantik.
Zoti e bekoftë Amerikën!🇺🇸
Zoti e bekoftë popullin e saj!
🇽🇰🇺🇸