15.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Krasniqi: Pavarësisht se kush do të jetë President, politika amerikane nuk do të ndryshojë në raport me Kosovën

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi nuk pret që politika amerikane të ndryshojë karshi Kosovës, pavarësisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pavarësisht se kush do të jetë presidenti i ardhshëm, a do të përsëritet një Presidencë e z. Trump apo do të jetë Harris në pozitën e Presidentit, unë besoje se politika amerikane nuk ndryshon esencialisht në raport me Kosovën”, ka thënë Krasniqi në Kanal 10.

Krasniqi ka thënë se ndjehet krenar se populli i Kosovës është populli më pro-amerikan.

“Më vjen mirë që si popull i përcjellim me interesim të shtuar zgjedhjet në Amerikë sepse padyshim këto zgjedhje janë të rëndësishme edhe për vendin dhe rajonin tonë. Andaj e vlerësoj që e keni ndërmarrë një iniciativë të tillë bashkë me Ambasadën për të mbledhë njerëz të fushave të ndryshëm, për ti dhënë festivitet kësaj feste që do të jetë për qytetarët dhe popullin amerikan”, ka thënë Krasniqi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT