Ditën e martë parashihet të mbajë mot me kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit lokalisht ngrica, me temperatura minimale që zbresin deri në -1C e 2C.
Temperaturat maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 13C e 15C. Dominojnë qetësitë, e ditën frynë erë e lehtë verilindore 2-4m/s.
Mot stabil parashihet të mizotërojë gjatë kësaj jave, me kthjellime. Të mërkurën e të enjten kalojnë vransira, kryesisht shtresore të larta.
Ndotësit ajror mbeten më të ngujuar pranë sipërfaqes, në këto kushte të motit të qëndrueshëm, duke rritur koncentrimet e tyre në vlera të dobëta të cilësisë së ajrit.