Kandidatja për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga radhët e Partisë Demokratike, dhe zv/presidentja aktuale, Kamala Harris, ka thënë se SHBA-të do të vazhdojnë mbështetjen ndaj Kosovës si vend multietnik e demokratik, krejtësisht të integruar në komunitetin ndërkombëtar.
Këto komente Harris i ka bërë në një letër që i ka dërguar komunitetit shqiptaro-amerikan, tri ditë para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-ve.
Letra është bërë publike nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Faton Bislimi, përmes një postimi në Facebook, të shtunën.