Ka filluar konventa e PDK-së, ku kandidati për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza do ta shpalosë programin qeverisës.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në hapje të Konventës së PDK-së, ka thënë me Hamzën kryeministër do të bëhet dallimi mes keqqeverisjes dhe qeverisjes së mirë.
Ai tha se Kosova nuk meriton një qeveri që për katër vite i ka shërbyer vetëm vetvetes.
“PDK sonte po e nis një etapë të re me vizionin për një Kosovë më të mirë. Si kryetar ju premtoj se ndryshimin do ta shihni në çdo vendim e projekt që do të marrim përsipër. Kosova nuk meriton një qeveri që kërkon ti shërbejë vetvetes siç ka bërë kjo Qeveri për katër vite. Vizioni jonë është i qartë, Kosovën duhet ta bëjmë më të mirë. Askush nuk mund ta shkruajë fatin tonë për ne. Me bindje të plotë e kam nominuar kandidat për kryeministër, Bedi Hamzën. Jam i bindur se Hamza është kryeministri më i mirë që mund ta ketë Kosova sot. Si kryetar i partisë e kam ndjerë për obligim që ta marr këtë vendim.
Bedri Hamza është zgjedhja e duhur sepse kjo është ajo që do ta bëjë dallimin mes keqqeverisjes dhe qeverisjes së mirë. Historia e dashurisë dhe kontributit për Kosovën vazhdon me ne”, tha Krasniqi. /Reporteri.net/