7.3 C
Mitrovice
E premte, 1 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Abdixhiku ripërsërit zotimin: Koeficienti do të jetë 150 qysh në javën e parë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur zotimin e tij për rritjen e koeficientit në 150 euro.

Në emisionin Rubikon me Adriatik Kelmendin në Klan Kosova, kreu i LDK-ka thënë se ky vendim do të merret qysh në javën e parë të qeverisjes së tij.

“Pas 9 shkurtit, në qeverisjen time, do të bëjmë rishikimin e buxhetit dhe kjo mund të ndodh menjëherë kur ke shumicën parlamentare”, ka thënë Abdixhiku.

“Do të ngritim proporcionin e pagave brenda buxhetit nga 24% në 30% sa është standardi normal evropian. Javën e parë, vendimi im i parë koeficienti do të jetë 150 euro”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka thënë se ky nuk është premtim elektoral, por është pjesë e programit politik “Rruga e Re”

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT