24 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Kapitenët e klubeve kosovare mblidhen për t’i ndihmuar Arben Beqirit

Bordi i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve ka vendosur që t’i dal në ndihmë portierit të Trepçës 89′, Arben Beqiri i cili është diagnostifikuar me tumor në lukth.

Bordi i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve sot janë mbledhur dhe kanë bërë të ditur se do të takohen me kapitenët e klubeve të Superligës të martën nga ora 11:45 në zyret e FFK’së – për të diskutuar për mbështetjen që do t’i japin portierit kosovar.

Më poshtë keni komunikatën e Bordit të Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve.

“Bordi i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot më 12 janar 2020, mori vendim që të martën, më 14 janar 2020, në orën 11 e 45, në ambientin e FFK-së, në sallën e konferencave, të ftojë të gjithë kapitenët e klubeve të futbollit të Kosovës të marrin pjesë në një takim informues në lidhje me hapat konkrete që do të ndërmarrim për t’i dalur në ndihmë shokut dhe kolegut tonë Arben Beqirit, portier në klubin futbollistik Trepça ’89, i diagnostifikuar me tumor në lukth.

Në këtë takim ftohen edhe mediet e portalet, dashamirët e futbollit dhe shoqëritë tjera që kanë vullnet të mirë për ta përkrahur Arbenin përgjatë kësaj sfide shëndetësore.

Ju mirëpresim!
Visar Zogiani, Kryetar i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës”, shkruan BSHMDFK.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT