Gazetari Vehbi Kajtazi ka njoftuar se në veturën e tij është gjetur një pajisje e dyshimtë dhe akoma s’dihet se si është vendosur dhe nga kush. Kajtazi ka bërë të ditur se rastin tashmë e ka denoncuar, raporton Gazeta Sinjali.
Në një njoftim për media, ai tha se Policia tashmë ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.
“Sot kam sjell veturen ne servis per kontroll. Gjate kontrollit eshte zbuluar se ne veturen time eshte nje pajisje e dyshimte e vendosur ne anen e majte afer rrotes.
Policia eshte ne vend te ngjarjes duke pritur njesite e specializuara. Per kete rast eshte njoftuar edhe prokurori i shtetit.”
/GazetaSinjali/