Koeficienti për paga në sektorin publik qëndron i njëjtë, por rritet njësia e koeficientit për “1”, përkatësisht me nga 0.5 në janar të vitit të ardhshëm, dhe 0.5 në korrik – ka njoftuar në konferencë për shtyp Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Për punonjës si mësuesit, ushtarët, zjarrëfikësit, policët (etj.) kjo do të jetë “18-20%” rritje e pagës tha Kurti, ndërsa për ato pozitat më ët larta “6-7%”.
“Shprehur në vlerë monetare, të gjithëve të punësuarve në sektorin publik pagat rriten nga 55 euro në janar, dhe 110 në korrik”, tha Kurti.
Kurti tha se ata që kanë vlerën e koeficientit të pagave – ta zëmë – 5.6 në janar u bëhet 6.1 ndërsa në korrik 6.6.
“Kostoja e plotë e buxhetore vjetore e kësaj rritje 120 milionë euro”, ka thënë ai./nacionale



