12.3 C
Mitrovice
E martë, 22 Tetor, 2024
spot_imgspot_img

Mëngjesi me mjegull, gjatë ditës mot me diell

Mot me kthjellime e diell parashihet për ditën e martë në vend. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave shfaqen kushte për mjegull apo vransira të ulëta, që deri nga mesdita pritet të shpërndahen.

Temperaturat minimale zbresin në 3C e 5C, derisa ato maksimale ditën shkojnë në 18C e 20C. Dominojnë më shumë qetësitë, derisa gjatë ditës herë herë frynë erë e lehtë dhe mesatare juglindore 3-8m/s, njofton Prishtina Weather.

Mot stabil parashihet gjatë javës në vend, të dominuar kryesisht nga kthjellime e diell. Të enjten kalojnë vransira, e të premtën, me dendësim të vransirave në pjesë të vendit, mund të ketë ndonjë zhvillim rrebeshi shiu. Nën këto kushte më të qëndrueshme, ultësirave orëve të mëngjesit paraqiten kushte për mjegull apo vransira të ulëta.

Temperaturat pa lëkundje të mëdha, maksimalet shkojnë deri në 18C e 20C, e ato minimale zbresin në 2C e 5C.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT