24 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Hoti: Ne e kemi dhënë ofertën tonë, tani gjithçka është në dorën e VV-së

Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në takimin e fundit, LDK e ka dhënë ofertën e saj për bashkëqeverisje dhe se tani gjithçka është në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka shtuar se takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje.

“Ne jemi të interesuar për takim, por vetëm për takim për marrëveshje, e jo për vetëm sa për tu takuar”.

Postimi i plotë

Në të gjitha takimet e mbajtura deri më tani me Lëvizjen Vetëvendosje, ne kemi shprehur gatishmërinë tonë për bashkëqeverisje duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor 2019.

Vetëm një marrëveshje që reflekton këtë vullnet është e pranueshme për LDK-në dhe siguron stabilitet për Qeverinë për të kryer mandatin e plotë, që është tepër e nevojshme për të kryer reformat e nevojshme për zhvillim ekonomik e social dhe integrim evropian.

Fatkeqësisht, deri më tani nuk është arritur një marrëveshje e tillë.

Pavarësisht mos arritjes së marrëveshjes, në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës më 26 dhjetor 2019, e kemi bërë të qartë se LDK angazhohet për themelimin e institucioneve të reja sa më shpejtë.

Është në dorën e partisë që ka dalë e para në zgjedhje të gjejë mënyrën për themelimin e institucioneve të reja.

Në takimin e fundit ne kemi dhënë ofertën tonë për bashkëqeverisje. Dhe tani gjithçka është në dorën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje. Ne jemi të interesuar për takim, por vetëm për takim për marrëveshje, e jo për vetëm sa për tu takuar.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT