24 C
Mitrovice
E mërkurë, 20 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Bahtiri zbulon çfarë i ka ofruar VV në këmbim të Kryetarit të Kuvendit, LDK’së

Kryetari i Mitrovicës njëherit anëtar i VV’së, Agim Bahtiri, ka thënë se LDK’ja po këmbëngulë t’i kthehet posti i Kryetarit të Kuvendit, ndërsa partia e Kurtit në këmbim të kësaj, i ka ofruar Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Në një intervistë dhënë për gazetën Epoka e Re, Bahtiri ka thënë se LDK-ja po këmbëngulë që t’i kthehet ky post. Sipas Bahtirit, Lëvizja Vetëvendosje, në këmbim të këtij posti i ka ofruar LDK-së, Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ai e ka ftuar liderin e LDK-së, Isa Mustafa, që të reflektojë në këtë drejtim, duke shtuar se çështja e postit të kryetarit të Kuvendit është mbyllur tashmë. Bahtiri ka paralajmëruar se nuk do ta presin shumë LDK-në. Bahtiri ka thënë se shumë shpejtë Këshilli i Përgjithshëm i Vetëvendosjes do t’i japë drejtim kësaj çështjeje.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT