Deputeti Bekë Berisha ka shfaqur qëndrime të forta kundër kryeministrit Albin Kurti gjatë një interviste për emisionin “Canapé”, realizuar nga gazetarja Shaha Thaçi.
Në komentet e tij, Berisha shprehu pakënaqësinë për mënyrën se si disa individë i drejtohen Kurtit me epitetin “Baba”.
“Jam tu munu me kuptu këtë lloj mentaliteti, që i thonë Albin Baba, burri i martum i thotë “Baba. Nuk më pëlqejnë këto sene,” deklaroi Berisha .
Berisha gjithashtu kritikoi ashpër qeverisjen e Kurtit. Ai theksoi se qeveria ka dështuar në përmbushjen e detyrimeve të saj: “Kanë shpërthy me skandale, me hajni,” tha ai, duke nënvizuar pakënaqësinë e tij ndaj menaxhimit të qeverisë.
Për të mësuar më shumë rreth asaj që tha deputeti Bekë Berisha, klikoni në videon e mëposhtme. /GazetaExpress/.



