12.4 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Kaidanow kundërshtonte lirimin Kurtit në vitin 2008: Veprimet e tij kanë rezultuar jo vetëm të rrezikshme, por vdekjeprurëse

Analisti Afrim Haliti ka treguar qëndrimin që ish-ambasadorja e ShBA-së në Kosovë, Tina Kaidanow, ka pasur për Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haliti ka sjell një kabllogram të ambasadës amerikane të qershorit të vitit 2008, ku diplomatja shprehte shqetësimet për vendimin e një paneli gjyqtaresh ndërkombëtarë për ta liruar Albin Kurtin nga arresti shtëpiak.

Në kabllogramin në fjalë, Kaidanow, e cila ka vdekur dje, shkruante se lirimi i Kurtit kishte ndodhur në një kohë të keqe për Kosovën.

Sipas saj, veprimet e Kurtit kishin rezultuar jo vetëm të rrezikshme, por vdekjeprurëse.

“7. (C) KOMENT: Rilirimi i Kurtit vjen në një kohë veçanërisht të keqe; Konferenca e tij për shtyp e 8 qershorit tregon se ai do të vazhdojë të sfidojë Kosovën dhe autoritetet ndërkombëtare dhe të nxisë emocionet e kosovarëve që mund të bëhen gjithnjë e më të padurueshëm me ritmin e procesit të zgjedhjës së statusit përfundimtar. Veprimet e tij në të kaluarën kanë rezultuar jo vetëm të rrezikshme, por vdekjeprurëse, dhe ai premton që të vazhdojë të jetë një forcë destabilizuese në Kosovë. Arsyeja se pse gjyqtari ndërkombëtar që urdhëroi lirimin e tij nuk arriti të marrë këtë parasysh mbetet një mister. Në secilin rast, USOP (Zyra e SHBA-ve në Prishtinë) do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në rastin Kurti dhe të nxisin durim dhe përmbajtje nga ana e kosovarëve derisa procesi i statusit final po ecën përpara”, ishte thënë në kabllogram.

Aso kohe Albin Kurti ishte arrestuar për shkak të demonstratës së 10 shkurtit të vitit 2007, ku ishin vrarë aktivistët Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

TË FUNDIT

TË FUNDIT