-1.3 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

‘Qenie e poshtër’ – Santiana pëlciti: S’ka popull më negativ se shqiptarët

Modelja nga Kosova, Santiana Maloku ka shpërthyer ashpër në rrjetet sociale. Ajo shprehet tepër e indinjuar pas mesazheve dhe komenteve fyese që ka marrë vazhdimisht sipas saj.

Ndër të tjera në postimin e saj të bërë në InstaStory ajo thotë se nuk ka njerëz me negativ se shqiptarët, duke i cilësuar si qenie e poshtër.

“Popull më negativ se shqiptarët kurrë në jetë s’kisha parë, vrerë prej gojës, helm kishit pasur brenda, definitivisht mirë e kanë pasur kur kanë thënë që gjakun ta fal e suksesin jo, kur u bëtë bre kaq moralista? Mos dilni nëper protesta, kur po vritet ndonjë grua, e kur po lëndohen vajzat e po keqtrajtohen, sikuar kaq shumë po merakoseni, veq sa me ju kap gazetat e tv, pa e përjashtu edhe gjininë femërore. Marre ju qoftë, që prej se ka përfunduqr BBV nuk më keni lënë rëhat e mkeni bombardu me mesazhe prej më t’kqijave e me komente prej më ndyrave. Paragjykimet janë ato që budallenjtë i përdorin për arsye. Qenie e poshtër”, shkruan ajo ndër të tjera.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT