Ndërmarrja Trepça ka dalë me një njoftim të ri në lidhje me pagat e muajit gusht, shkruan Mitrovica SOT
Ndërmarrja ka bërë të ditur se ka ekzekutuar pagat e muajit gusht dhe disa pagesa të tjera që lidhen me KEK dhe KESCO.
“Trepça Sh.A. ka bërë shumë pagesa gjatë muajit shtator falë angazhimit të madh të minatorëve👷🏼♂️ në këtë muaj. Pagat e muajit gusht afër 1mil dhe shumë pagesa të tjera, ndër to janë: KEK = 600,000 💶 , KESCO= 58,000 💶. Dhe “mijëra” pagesa tjera që janë bërë për operimin e ndërmarrjes në prodhim. ME FAT!”, thuhet në njoftim.



