10.9 C
Mitrovice
E diel, 3 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Ramadani shfaqë ushqimin që iu servua ushtarëve: Ushtria jonë ushqehet ashtu siç armiku gëzohet

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ushqimin që u servohet pjesëtarëve të FSK-së.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se më këtë ushqyerje të ushtrisë sonë, vetëm armiku gëzohet.

Postimi i tij:

Ushtria jonë sot po ushqehet ashtu siç vetëm armiku gëzohet.

Ushtarët nuk janë lypsarë, ata janë krenaria e shtetit tonë.

Ju edhe mund të harxhoni para në Hotelin me 5 yje për aktivitete partiake si pasanikët më të mëdhenj, por ky ushqim i tmerrshëm për ushtarët është mallkim për sigurinë e shtetit tonë.

Tash, jepjani një fjalim të zjarrtë patriotik e sakrifikues nga Hoteli me 5 YJE këtyre ushtarëve të kequshqyer.

TË FUNDIT

TË FUNDIT