Para 1 ore një person mbeti i plagosur në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, shkruan Mitrovica SOT
E gjitha filloi me përleshje e përfundoi me shkrepje arme në drejtim të një 38 vjeçari.
Ndërkohë janë mësuar detaje të reja për gjendjen e të plagosurit i cili po trajtohet në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës.
Mësohet se 38 vjeçari u godit në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.