21.4 C
Mitrovice
E shtunë, 5 Tetor, 2024
spot_imgspot_img

Reshjet e shiut dje e sot, IHMK tregon sa sasi e shiut ka rënë në Mitrovicë dhe a rrezikohet Kosova nga vërshimet

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës ka folur rreth mundësisë së vërshimeve në Kosovë, shkruan Mitrovica SOT

IHK ka thënë se Kosova nuk rrezikohet nga vërshimet.

Njoftimi i plotë:

Njoftim nga Sektori i Meteorologjisë:

Sasia totale e reshjeve të fundit, bazuar në rrjetin shtetëror të IHMK ishte:

Malishevë 52mm ( l/m²)
Junik 36mm
Istog 36mm
Prizren 33mm
Drenas 29mm
Gadime (Lipjan)27mm
Ferizaj 24mm
Viti 23mm
Prishtinë 22mm
Kamenicë 21mm
Mitrovicë 20mm
Gjakovë 15mm
Nga kjo pasqyrë e reshjeve të shpërndara në gjithë territorin e Kosovës, për momentin nuk jemi të rrezikuar nga vërshimet.
Sipas sektorit të hidrologjisë lumenjtë kanë ngritje të lehta deri në mesatare.

Cikloni i ashtuquajtur “Kasandra” është në dobësim, kështu që reshjet do të vazhdojnë edhe sot e nesër në disa pjesë të Kosovës, por që intensiteti i tyre do të jetë në zvogëlim e sipër.
Java e ardhshme premton mot stabil, kjo si rezultat i presionit konstant që do të jetë gjatë javës dhe elementeve tjera meteorologjike!

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT