Opinionisti Rron Gjinovci thotë se si votues i Vetëvendosjes që ka qenë, në zgjedhjet e ardhshme të shkurtit nuk do të votojë.
Ka thënë se nuk ka motiv që ta votojë sërish Vetëvendosjen me Albin Kurtin në krye.
“Unë si votues i VV-së në zgjedhjet e fundit dhe mbështetës i ndryshimit të regjimit të vjetër, i flaktë, tash jam shumë skeptik a dal me votu a jo. Ndoshta nuk dal hiç me votu. Nuk shoh ndonjë motivim të madh me votu për Albin Kurtin dhe qeverisjen e tij. E pash se nuk do me qeverisë. Mund të jem nga ata persona që nuk dal farë me votu këtë herë”, ka thënë ai në Konfront të KTV-së.
Kujtojmë se Rron Gjinovci ka qenë ndër opinionistët më të zëshëm për Qeverinë Kurti, nëpër studiot televizive.
Në fushatën e vitit 2021, Gjinovci lobonte e bënte tifo të jashtëzakonshme që Kurti të vinte në pushtet.




