12.8 C
Mitrovice
E diel, 3 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Bedri Hamza fton qytetarët të bëhen pjesë e ekipit të tij

Kandidati i PDK-së për kryeministër vendi, Bedri Hamza, përmes një videoje ka ftuar qytetarët të bëhen pjesë e ekipit të tij, shkruan Mitrovica SOT

Ai përmes kësaj video ka kritikuar performancën e Qeverisë aktuale përgjatë këtyre gati katër viteve duke ftuar qytetarët të mendojnë se ku qëndron Kosova sot.

“Më 9 shkurt, secili prej nesh duhet ta pyes veten: a e pranojmë Kosovën kështu si është sot apo e duam një Kosovë ku mund të bëjmë më shumë? A i kemi rrogat e mira, a po ia ofrojmë rinisë arsimin që e meriton, a po përkrahen bizneset sa duhet, a janë pensionet të mjaftueshme dhe a është mirë Kosova?”

“Unë besoj në potencialin e Kosovës dhe kjo nuk është më e mira që ne e duam. Ekonomia, arsimi e shëndetësia mund të jenë më mirë”, thotë Hamza ndër tjerash.

TË FUNDIT

TË FUNDIT