3.8 C
Mitrovice
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Trepça “shkatërron” Vëllaznimin në Gjakovë

Nuk ishte shumë shikues e as lojë interesante të shtunën mbrëma në Gjakovë.

Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, ka shënuar fitore të thellë ndaj Vëllaznimit.

Ndeshja e parë e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës përfundoi me rezultatin 87:65 në të mirë të ekipit mysafir.

Lojë pak më interesante kishte vetëm në çerekun e parë që përfundoi 15:13 për Trepçën. Mitrovicasit dominuan plotësisht në çerekun e dytë dhe kështu sfida thuajse përfundoi pas vetëm 20 minutave lojë.

Çereku i dytë përfundoi 30:10 për Trepçën. Pjesa e dytë e ndeshjet ishte thuajse formalitet.

Desmond Cambridge udhëhoqi Trepçën me 19 pikë e gjashtë kërcime. Mikaile Tmushiq i kishte 14 pikë, katër kërcime e katër asistime. Dardan Kapiti kontribuoi me 10 pikë e tetë kërcime.

Te Vëllaznimi lojë pak më të mirë shfaqi Levan Alston me 17 pikë. Arbër Sinani i kishte 12 pikë.

Trepça shënoi fitoren e dytë. Të mërkurën fitoi ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 77:67. Ndeshjen e xhiros së parë me Bashkimin nuk e ka zhvilluar ende.

Vëllaznimi në xhiron e parë e mposhti Pejën, ndërsa në të dytën pësoi thellë, 72:51 nga Bashkimi./koha.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT