25.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Trepça e nis ndaj Yllit mbrojtjen e titullit

Trepça e luan të mërkurën mbrëma ndeshjen e parë në edicionin 2024/2025 në Superligën e Kosovës në basketboll. Trepça është kampione në fuqi, ndërsa nuk ka luajtur ende në kampionat për shkak të angazhimeve në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Në Ligën e Kampionëve fitoi ndaj Keravnosit qipriot, por më pas humbi nga Nymburku çek në gjysmëfinale të turneut kualifikues.

Para se të udhëtonte në Turqi për ndeshjet e Championsit, Trepça e fitoi Superkupën e Kosovës, në të cilën garë nuk hasi shumë rezistencë.

Dhe të mërkurën prej orës 19:00 në palestrën “Minatori”, mitrovicasit nisin mbrojtjen e titullit të kampionit.

Trepça e luan ndeshjen e xhiros së dytë ndaj Golden Eagle Yllit. Me Yllin u përball edhe në finale të plejofit në edicionin e kaluar, ndërsa seria ishte shumë interesante. Festa megjitha ishte për mitrovicasit, që në edicionin e kaluar i mblodhën gjithë trofetë.

Ylli i Suharekës në xhiron e parë fitoi 74:67 ndaj Borës, skuadrës debutuese në Superligë.
Në kuadër të xhiros së dytë tashmë janë luajtur ndeshjet Sigal Prishtina – Bora dhe Bashkimi – Vëllaznimi. Fitore shënuan Prishtina e Bashkimi. Ndeshja mes Pejës e Proton Cable Prizrenit është shtyrë për shkak të paraqitjes së ekipit pejan në FIBA Europe Cup./KOHA

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT