18.2 C
Mitrovice
E hënë, 4 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Osmani e Kurti shfaqen afër njëri-tjetrit në Suharekë, disa ditë pasi Presidentja i tha të gjitha për raportet mes tyre

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti janë shfaqur afër njëri-tjetrit, disa ditë pasi Osmani la të kuptohet se raportet mes tyre nuk janë si më herët.

Fotografitë janë shkrepur në ceremoninë e përurimit të Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyqi” në Suharekë.

Në intervistën e fundit, Osmani kishte përsëritur disa herë se Qeveria nuk po koordinohet me të për çështje të politikës së jashtme, derisa kishte zbuluar edhe se kryeministri Kurti as nuk e kishte telefonuar për incidentin me të cilin u përballë në Aeroportin e Shkupit.

E pyetur se kush e kishte prishur koordinimin, Osmani ishte përgjigjur “Qeveria e Kosovës”’.

Ndërkohë, kur ishte pyetur se nëse do të vazhdojë të qëndrojë në politikë edhe pas mandatit si presidente, kishte thënë “nuk më heqin qafe edhe aq lehtë”

TË FUNDIT

TË FUNDIT