19.2 C
Mitrovice
E enjte, 19 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Aksidentohet deputeti Bekë Berisha, nesër do t’i nënshtrohet një operacioni

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, të dielën ka pasur një aksident trafiku, ku si pasojë të disa lëndimeve, të martën në mëngjes do t’i nënshtrohet një operacioni.

Kjo u bë e ditur nga vetë deputeti, teksa ka shkruar se aktualisht është duke u trajtuar në QKUK, përkatësisht në Klinikën Ortopedike, raporton gazeta online Reporteri.net.

“Mbrëmë u përfshiva në një aksident trafiku, por fatmirësisht, së bashku me Pellazgun, kemi pësuar vetëm lëndime të vogla. Aktualisht jemi duke vazhduar trajtimin në QKUK, në Klinikën Ortopedike, ku jemi në duar të sigurta nën kujdesin e mjekëve tanë të shkëlqyer, të cilëve u jemi shumë mirënjohës.Në mëngjes do t’i nënshtrohem një operacioni, dhe jam i bindur se gjithçka do të shkojë mire”, ka shkruar Berisha në Facebook.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT