2.2 C
Mitrovice
E premte, 22 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Vedat Muriqi futet në top treshen e golashënuesve më të mirë të UEFA Nations League

Vedat Muriqi, sulmuesi i Kosovës, ka bërë një arritje të jashtëzakonshme në historinë e UEFA Nations League. Në ndeshjen e fundit përballë Qipros, Muriqi shënoi dy gola, duke arritur kështu në totalin prej 10 golash në këtë kompeticion.

Këto dy gola e kanë renditur Muriqin në top tre të golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në UEFA Nations League. Ai ka tejkaluar Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar 9 gola në këtë garë. Muriqi ndan pozitën e tretë me Romelu Lukakun, që gjithashtu ka arritur 10 gola.

Në këtë listë, Erling Haaland është i dyti me 13 gola, ndërsa lider është Aleksandar Mitrovic me 14 gola.

Nations League është një format i ri që ofron mundësi për kombëtaret më të vogla për të përmirësuar renditjen e tyre dhe për të siguruar kualifikimin më të lehtë për Kampionatin Evropian ose Botëror.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT