6.8 C
Mitrovice
E martë, 5 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Përvjetori i 11 shtatorit, Kurti: Kosova është në aleancë të fuqishme me SHBA-në

Në 23-vjetorin e sulmeve terroriste ndaj Kullave Binjaku në SHBA, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova qëndron fuqishëm në aleancë me miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka thënë të mërkurën se solidarizohet me familjet e viktimave, që në mesin e të vrarëve ishin edhe tre shqiptarë.

“Kujtimi ynë shkon për viktimat e solidariteti me familjet që i kanë humbur më të dashurit dhe gjithashtu bashkëpunimi me qeveritë demokratike anembanë botës, të prira nga Shtetet e Bashkuara. Para 23 vjetëve, 2977 qytetarë të SHBA-së, 403 zjarrfikës e policë, duke provuar t’i shpëtonin ata, ranë heroikisht dhe shënuan një datë që sot paraqet edhe një epokë të re që prej atëherë. Terrorizmi duhet luftuar nga të gjithë…Në mesin e atyre që u vranë ishin edhe tre bashkatdhetarë që i kujtojmë. Familjet Camaj, Dedvukaj e Gjonbalaj. Kosova qëndron pranë SHBA-së në këtë ditë përkujtimi”, ka thënë Kurti./koha.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT