-2 C
Mitrovice
E mërkurë, 15 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Haradinaj lanson sulmin e radhës mbi Kurtin: As armët kineze e ruse s’i kanë ndihmuar agjendës serbe në Kosovë më shumë se politika e tij

Kretari i AAK-së dhe deputeti në Kuvendin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar sërish politikën e jashtme të qeverisë aktuale të Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti, shkruan Mitrovica SOT

Haradinaj shkroi se as armët kineze e ruse të blera nga Serbia s’i kanë ndihmuar më shumë agjendës serbe në Kosovë se politika e Kurtit.

Për më tepër, Haradinaj tha se politika e tij konsiderohet gati armiqësore në Washington dhe se Evropa po e përjashton Kosovën nga procesi i Berlinit.

Ai nuk la pa kritikuar edhe presidenten Osmani, të cilën e quajti presidente koti sepse vetëm pas katër vitesh qeverisje merr guximin të flasë për rëndësinë e relacioneve Kosovë-SHBA.

Postimi:

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT