-2 C
Mitrovice
E mërkurë, 15 Janar, 2025
spot_imgspot_img

I shpëtohet jeta 30 vjeçarës, aksidentalisht përpiu gjilpër

Mjekët e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, ia kanë shpëtuar jetë një 30 vjeçareje, e cila aksidentalisht kishte përpirë një gjilpërë rreth 4 centimetra.

Njoftimi i plotë:

Nje 30 vjeçare ka rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, pasi që aksidentalisht kishte aspiruar një trup të huaj (gjilpërë).

Gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e saj, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje.

Me të parë gjendjen e pacientes, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, arrihet të largohet gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje.

Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT