Sot starton me ndeshje edicioni i ri në basketbollin kosovar që nis me çerekfinalen e Superkupës së Kosovës te meshkujt.
Ndeshja e parë luhet mes kampiones aktuale të Superkupës, Kupës dhe titullit, Trepçës dhe ekipit të sapo inkuadruar në Superligë, Borës nga kryeqyteti.
Në ndeshjet përgatitore/miqësore të dyja skuadrat kanë treguar formë tejet të mirë e mbetet të shihet se si do ti qasen sonte kësaj ndeshje të parë zyrtare për edicionin e ri të garave.
Ndeshja fillon nga ora 17:00 dhe transmetohet direkt në Sport 1, derisa zhvillohet në palestrën ”Sezai Surroi” në Prizren, atje edhe ku do të mbahet i gjithë organizimi i Superkupës deri me 11 shtator.
/AsistiOnline.com/