23.4 C
Mitrovice
E martë, 5 Maj, 2026
spot_img
spot_img

ShBA ashpër ndaj Qeverisë: Veprimet provokuese dhe të pakoordinuar minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm

E Ngarkuara me Punë e SHBA’së në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Katherine Brucker, ka qenë e ashpër ndaj Qeverisë së Kosovës, ajo theksuar shqetësimin për veprimet e pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë, duke thënë se ka pasur efekt negativ ndaj komunitetit serb si dhe pakicave të tjera.

ShBA serish ka qenë e ashpër ndaj veprimeve të Qeverisë së Kosovës, duke i quajtur provokuese dhe se kanë efekt pasur efekt negativ ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb dhe pakicave të tjera që jetojnë në Kosovë.

Gjithashtu u tha se këto veprime të pakoordinuar i vënë në rrezik të madh qytetarët e Kosovës si dhe ushtarët e NATO’s dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar.

Në fund, ajo u shpreh se: “Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët tanë të BE-së, në mbështetje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në bazë të marrëveshjeve dhe detyrimeve të tyre nga Dialogu”

Reagimi i plotë:

Ne kemi shprehur shqetësimin tonë lidhur me veprimet e pakoordinuara dhe provokuese të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, të cilat kanë pasur efekt të drejtpërdrejtë dhe negativ ndaj pjesëtarëve të komunitetit etnik serb dhe komuniteteve tjera pakicë në Kosovë. Ata i vënë qytetarët kosovarë dhe ushtarët e Forcave të Kosovës të udhëhequra nga NATO në rrezik më të madh dhe minojnë reputacionin e Kosovës si një partner i besueshëm ndërkombëtar. Ne vlerësojmë punën e atyre, përfshirë Misionin në terren të OSBE-së në Kosovë, Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë dhe Forcën e Kosovës, të cilët parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët dhe të prekurit. Ne vazhdojmë ta mbështesim Kosovën si një demokraci sovrane, multietnike dhe u bëjmë thirrje udhëheqësve të saj që të promovojnë një shoqëri që respekton të drejtat dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë. Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, siç është rënë dakord nga të dyja palët. Ne e shohim të ardhmen e Kosovës si të shtrirë në Evropë dhe të integruar plotësisht në institucionet evropiane dhe euroatlantike. Dialogu i normalizimit i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është mënyra për të siguruar që Kosova të ketë marrëdhënie më të mira me fqinjët e saj dhe të përparojë në rrugën e saj evropiane. Ne përsërisim thirrjen tonë për Kosovën dhe Serbinë që të ecin përpara me urgjencë në zbatimin e marrëveshjes që arritën në mars 2023. Në fund të fundit, Shtetet e Bashkuara besojnë se normalizimi duhet të çojë në njohje reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkuara do të mbeten të angazhuara në mënyrë aktive, në koordinim me partnerët tanë të BE-së, në mbështetje të një marrëdhënieje të parashikueshme dhe paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në bazë të marrëveshjeve dhe detyrimeve të tyre të Dialogut./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT